ShowBiz

Ermali ia publikon videon duke mjelë lopën, por ja si i kthehet Albërie Hadërgjonaj

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ishte e ftuar tek emisioni i Ermal Mamaqit “Xing me Ermalin” shkruan Gazeta Blic.

E argëtimi ishte i pafundmë nga dyshja të cilët bën atë që s’do i shkonte në mendje njeriu.

Themi kështu pasi Albërie Hadërgjonaj dhe Ermal Mamaqi udhëtuan drejt Deçanit, e me të shkuar atje Albëries iu desh të mjelë një nga lopët në fermë.

E këtë moment nuk ka hezituar ta publikoj Ermali edhe për ndjekësit e tij në llogarinë e tij në Instagram.

Pas kësaj, ka ardhur dhe reagimi i vet këngëtares e cila ka shkruar:

“Vdica ai qe po gjëmoja ta milja ishte dem. Po syzet e fustani gjasme sexy per humor praaaa. Amon ca që shajn mirë bëjn se na mbrojn nga syri keq. Ehhhh ju bëft halla paqi nji gjumë të qet sonte”.

the authorE B