Aktori i humorit Ermal Mamamqi ka zbuluar disa të pathëna në një rrëfim për emisionin ‘Ditë e re’ në Ora News.
Ai ka treguar se si mund të jetë i sukseshëm dhe të menaxhojë një ditë mjaft të ngarkur dhe me impenjime.
‘Kam shumë lista. Kur t’i shkruan qëllimet t’i i realizon dhe i bën të arritshme dhe tregon se e ke të qartë objektivin. Kur e shkruan në listë ojektivin menaxhimi i ditës është më i qartë.’tregon Mamamqi.
Ndërsa për rolin e tij si baba ai ka treguar nëj mënyrë mjaft origjinale se si vë djalin në gjumë.
‘Çdo darkë e vë djalin në gjumë. Kam krijuar një personazh që quhet Kili, i cili një herë bëhet shok me spider man dhe një herë bëhet astronaut.’-tha Ermali.
‘Fëmija i dytë erdhi në momentin e duhur na bëri shumë të lumtur. Uroj të shkojë mirë”-ktregon ai pa fshehur emocionet. /Gazeta Express/