Bashkë me sukseset në karrierë, Ermal Fejzullahu, sot feston edhe ditëlindje.
Këngëtari, sot ka mbushur plotë 29 vjet, shkruan Gazeta Express.
Ai ka marrë urime të shumta, por më i veçanti ka qenë nga fëmijët e tij.
Ata e kanë befasur babain, duke ia kënduar këngën e ditëlindjes e shoqëruar me tingujt e pianos.
Këtë moment emocional këngëtari e ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’.
”Urimi ma i miri i mundshem ju ka babi jetë #djali i ditëlindjes”, ka shkruar Ermal Fejzullahu.
Për më shumë shikoni videon. /GazetaExpress/.





















