Presidenti Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Greqinë 7-8 dhjetor, njoftoi qendra informative e shtypit e presidentit.
Erdogan – me ftesën e presidentit grek Prokopis Pavlopulos – do të fillojë një vizitë zyrtare dy-ditore, ku do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, raporton “Hurriyet Daily News”, transmeton Periskopi.
Ai do të jetë presidenti i parë turk që do të vizitojë Greqinë në 65 vjet.