Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se anëtarësimi në Bashkësinë Evropiane më nuk i nevojitet Turqisë, por se Ankaraja nuk do t’i braktisë në mënyrë të njëanshme negociatat për anëtarësim.
“Nuk do të jemi ne pala e cila heq dorë. Është e vërtetë se anëtarësimi në BE më nuk na nevojitet”, ka thënë Erdogan në parlament, transmeton Reuters.
Ministri turk për çështje evropiane Omer Celik ka deklaruar dy javë më parë se Turqia ndien se liderët e Bashkimit Evropian e kanë tradhtuar duke thënë se negociatat për anëtarësim duhet ndërprerë, por ka theksuar se Turqia edhe më tutje shpreson që do t’i bashkohet këtij blloku, transmeton gazetametro.net.
Prejse Erdogan’i pas grushtetit të dështuar në vitin 2016, filloi me arrestime të përmasave të mëdha, duke përfshirë edhe gazetarët dhe akademikët, BE është gjithnjë e më kritik ndaj anëtarësimit të Turqisë, me të cilën negocion me dekada.