ShowBiz

Era Istrefi nuk ndalet, ja çfarë bën këtë herë (Foto)

Vajza e hiteve di si t’i bëjë fansat ta duan gjithnjë e më shumë.

Era Istrefi tashmë e ka firmosur suksesin ndërkombëtar dhe vazhdon ende të investojë në emrin e saj.

Pasi publikoi klipin e fundit “Redrum”, Era sapo paralajmëroi fansat se gjëra të reja po vijnë dhe mezi po pret t’i publikojë ato, transmeton intv.al.

Edhe pse këto ditë është sëmurë me grip, këngëtarja arrin të sfidojë çdo gjë për projektet e reja, sigurisht edhe nën kujdesin e veçantë të menaxherit dhe partnerit të saj.

Një ditë më parë ajo kishte treguar se është me grip përmes një fotografie që ka postuar në Instagram.

“Ma fresh se ti edhe kur jom me grip”, kishte shkruar ajo.

the authorE B