Në organizim të Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë sot në Shkup po mbahet Manifestimi poetik ndërkombëtar “Festa e blirit”, në kuadër të të cilit në shtëpinë e shkrimtarëve të Maqedonisë iu ndanë çmimet “Skeptri letrar” poetit maqedonas Stojan Tarapuza dhe poetin nga Kosova me origjinë nga Dibra e Madhe, akademikut Eqrem Basha.
Çmimet i ndau kryetari i SHSHM-së Vele Smilevski, ndërsa për krijimtarinë e Tarapuzës dhe Bashës folën kritiku Borçe Panov dhe anëtari i akademive të shkencave dhe arteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë Ali Aliu.
Në mitingun poetik, që nisi në mesditë pas ndarjes së çmimeve, marrin pjesë 28 poetë me vargje dedikuar Shkupit dhe blirit. Do të ndahet çmimi për vjershën më të mirë të mitingut, ndërsa poetes maqedonase Bistrica Mirkullovska do t’i jepet çmimi “Danica Rupigaj” për përmbledhjen me poezi “Fatamorgana”.