Në fund të takimit konsultativ ndodhi një situatë e sikletshme kur Enver Hoxhaj ia zgjati dorën për ta përshëndetur kryesuesin Adem Mikullovci, ndërsa ky i fundit nuk ia ktheu njëjtë
Enver Hoxahj fillimisht e përshëndeti nga larg duke i thënë “mirupafshim” e Mikullovci ia kthen duke thënë “u pafshim, e mos u pafshim… edhe mos u pafshim se nuk prish punë”.
E pas kësaj Hoxhaj i afrohet për t’ia zgjatur dorën por i mbetet zgjatur pasi Mikullovci nuk e bën të njëjtën.