Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, e ka lavdëruar Andres Iniestan.
Mesfushori spanjoll, Andres Iniesta ka marrë lëvdata të mëdha nga trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.
Këto komente strategu spanjoll i ka bërë pas fitores bindëse ndaj Celticut në Ligën e Kampionëve (7:0).
“Iniesta është një lojtar unik. Ai ka qenë në gjendje që të përshtatet në stile të ndryshme të lojës”, ka deklaruar Iniesta, i cili është ndarë i kënaqur me përforcimin e ri, Samuel Umtiti.