Luis Enrique u ka bërë me dije kundërshtarëve se Barcelona do të luftojë për të gjithë trofetë këtë sezon.
Barcelona është afër triumfit në Superkupën e Spanjës pas fitores 2:0 si mysafirë i Sevillas.
Trajneri i kampionit të Spanjës është i kënaqur që Barcelona me një dorë ka prekur trofeun e parë për këtë sezon.
Por, ai paralajmëron se ekipi nga Camp Nou do të luftojë për të gjithë trofetë këtë sezon, përcjell Express.
“Ne vazhdojmë me të njëjtën ambicie si gjithmonë. Ne do të luftojmë për të gjithë titujt”, ka deklaruar Enrique pas fitores ndaj Sevillas.
“Ne kemi luajtur një lojë të mirë si në mbrojtje dhe sidomos në sulm në pjesën e dytë. Ne kemi marrë një fitore të madhe, dhe unë jam shumë i kënaqur me çdo gjë.”, ka theksuar ai.