ShowBiz

Eni dhe Genci me pranë se kurrë…pas këtyre fotove nuk kanë çfarë thonë!

Sapo nisi të dalë në portale thjesht si një thashethem pa pasur një baze konkrete lajmi se këngëtarja Eni Koçi dhe këngëtari Genc Prelvukaj ishin në një lidhje dashurie, rrjeti u çmend!

Të gjithë u vunë në lëvizje për të gjetur qoftë një detaj të vogël lidhur me historinë e tyre por Eni dhe Genci vazhdimisht ‘na i prisnin shpresat’ duke u shfaqur thjesht si miq në rrjete sociale edhe pse kurrë nuk pranuan apo kundërshtuan ndonjë gjë lidhur me gjithçka flitej për ta rreth e rrotull.

Duhet të themi, në këtë pikë, kurioziteti jonë u bë edhe më i madh. Megjithatë për të në surprizuar të gjithëve, vetëm pak më parë dyshja lajmëroi në rrjete sociale se shumë shpejt do të vinin me një bashkëpunim në muzikë, detaj ky që rizgjoi edhe një herë dëshirën për të marrë vesh se çfarë po ndodh mes tyre.

Në fotot e publikuara nga Blitz.al shfaqen këngëtarja Eni Koçi dhe Genci shumë pranë njëri tjetrit, madje është mundur të ‘vidhet’ me anë të kësaj fotoje edhe një përqafim mes tyre si asnjëherë më parë.

Tashmë ka dy pista: ose Eni dhe Genci janë të lidhur, ose dyshja thjesht kanë mbyllur bisedimet e fundit lidhur me këngën e tyre që do të dalë së shpejti.

Deri kur ata të flasin, vështirë do ta kemi t’i kapim ama një foto që flet sa 1000 fjalë, ja tek e kemi dhe mirë është të bëjmë ndonjë xhiro nga butiku se ku i dihet, mund ta zbulojmë më në fund të vërtetën përveçse të gjejmë ndonjë veshje të mirë për ta pasur në garderobë. /Blitz.al/

the authorE B