ShowBiz

Engjëllusha së shpejti me risi (Foto)

Ajo i ngjanë shumë për nga bukuria nënës së saj.

Por jo vetëm kaq. Ajo edhe për nga profesioni po shkon drejt hapave të nënës së saj, transmeton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për Engjëllusha Salihun, vajzën e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli.

Engjëllusha tani është duke punuar në projektin e saj më të ri.

Por kësaj radhe jo me nënë.

Ajo së shpeti do të publikojë projektin e saj më të ri që do të jetë solo.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Engjëllusha përmes një fotografie që ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram.

“Se shpejti projekti me i ri solo.. Thnx @miti_geci per bashkëpunimin”, kishte shkruar Engjellusha.

Shyhrete Behluli së bashku me Engjëllushën muaj më parë publikuan edhe projektin e tyre “Deshti fati”, që ishte pëlqyer shumë nga fansat e tyre./Gazeta Express/

the authorE B