Modelja dhe blogerja e njohur gjithmonë ka pasur ëndërr të realizonte një fotosesion te fotografi i njohur shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha.
Por, kjo ëndërr iu realizuar vetëm tani dhe kjo nga i fejuari i saj këngëtari i njohur Blero, transmeton Gazeta Express.
Çifti i shumë përfolur ditë më parë kanë udhëtuar drejt Neë Yorkut për pushimin e tyre të radhës.
Por, Blero si një romantik që është, u kujdes që të fejuarës së tij t’ia realizojë këtë ëndërr të kamotshme.
Blero e kishte dërguar Afronën të realizojë këtë fotosesion të Fadili, për të cilën Afrona është shprehur tejet e lumtur.
“Ëndrra ime u bë realitet, me @fadilberisha #thnx i dashuri im @bleromuharremi që e bëre këtë të mundur”, kishte lënë mbishkrim Afrona.