Juventus e ka në duar transferimin e një lojtari.
Cristiano Romero dëshiron të transferohet në verë te Juventus.
Mbrojtësi i Genoas ka thënë se është një ëndërr për të që të luajë për ‘Zonjën e Vjetër’.
“Gjithmonë kam ëndërruar që të luajë në futbollin profesionist”, tha fillimisht Romero.
“Tani jam duke ëndërruar që të luajë në Ligën e Kampionëve për njërin ndër klubet më të rëndësishëm në botë, Juvetnusin.
“Nuk e di nëse Juventus është afër të më transferojë, por që ëndrra ime është që të luajë për ta, pasi qysh kur kam qenë fëmijë, i kam përkrahur.”, ka shtuar më tej mbrojtësi argjentinas. /Lajmi.net/