Enca Haxhia ka qenë së fundi një ndër këngëtaret më të përfolura në mediat rozë.
Këngëtarja shqiptare publikoi kohë më parë “Dua”, ku skenat filmike intime me modelin, bënë bujë të madhe në rrjetet sociale.
Kjo i solli edhe shumë suksese bukuroshes sonë dhe së fundi ka marrë oferta edhe për koncerte në SHBA.
Kështu së paku ka bërë të ditur vetë ajo përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka treguar se kjo është hera e parë që do të perfmormojë përtej oqeanit atlantik.
“New York dhe Detroit pas disa ditëve!!! Hera ime e parë në SHBA. Kush po vjen në shoun në SHBA?”, ka shkruar ndër të tjerash në Instagram, Enca
Theksojmë se kënga e fundit është shikuar mbi 11.4 milionë herë në YouTube dhe kryesonte top listat shqiptare.
Ndryshe, Haxhia është duke punuar në projekte të tjera muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm.