Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë mjaft aktive këtë verë.
Fillimisht ajo publikoi këngën e re “Ciao”, e cila u prit mirë nga publiku, ndërsa vazhdoi më pas një maratonë të suksesshme koncertesh.
Ajo shquhet për daljet e saj provokuese, ndërsa të tilla paraqitje, këngëtarja nuk heziton t’ua ofrojë edhe ndjekësve të saj në Instagram.
Së fundmi, bukuroshja Haxhia ka publikuar disa imazhe të reja mjaft provokuese në këtë rrjet social.
E veshur në ngjyrën lejla, me flokë në të njëjtën ngjyrë dhe duke vënë në pah kthesat e saj, Enca dukej vërtet seksi.
Fotografitë në fjalë i kanë dhuruar asaj me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët në llogarinë e saj kanë kaluar tashmë shifrën 1.5 milion. /Telegrafi/