Emre Mor mund t’i bashkohet Fiorentinës gjatë kësaj vere
Sulmuesi i ri turk, Emre Mor mund të largohet nga Borussia Dortmund, ku ishte transferuar verën e kaluar nga ekipi danez, Nordsjælland.
Sipas Calciomercato.com, Mor mund të transferohet te Fiorentina, e cila tashmë ka bërë ofertë për blerjen e 20 vjeçarit, përcjell Express.
Klubi nga Serie A ka ofruar dymbëdhjetë milionë euro për reprezentuesin turk, i cili ka zgjuar edhe interesimin e Liverpoolit.
Borussia Dortmundit i mbetet ta thotë fjalën e fundit për Morin,i cili si duket nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Peter Bosz. /EXPRESS/