Emre Mor ka bërë një lëvizje të papritur te Celta Vigo nga Borussia Dortmund, ka konfirmuar ekipi nga Bundesliga.
Futbollisti turk pritej të kalonte në formë huazimi tek Inter, por bisedimet me ekipin nga Serie A u ndërprenë këtë muaj.
Njëzetvjeçari po ashtu ishte përfolur se mund të kalojë në Liverpool ose Everton, por në fund doli të nënshkruajë me Celta në atë që thuhet të jetë transferim rekord i klubit në vlerë prej 13 milionë eurosh.
Dortmund ka konfirmuar se sulmuesi Emre Mor ka lënë radhët e Borussia Dortmund pas një viti dhe kalon në Celta Vigo me kërkesë të tij.
Mor, i cili iu bashkëngjit Dortmund nga Nordsjaelland vitin e kaluar, pritet të ketë debutimin e tij për Celta kundër Alaves më 10 shtator./KosovaPress/