Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e ka pasur një takim emocionues me djaloshin që e zgjoi nga koma në vitin 2014.
Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Real Madridit, ka pasur një mysafir special në hotel para ndeshje me Legian. Ai është takuar me fansin polak, David Pawlaczyc, i cili në vitin 2013 kishte rënë në koma pas rrëzimit nga biçikleta.
Por, ai u zgjua nga koma në vitin 2014 pasi ia kishin lëshuar golin e tretë të Ronaldos në ndeshjen mes Portugalisë dhe Suedisë, e cila ishte luajtur në Play Offin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2014. /Express/