ShowBiz

Emocionohet Era, ja çfarë tortë të bukur mori nga Nora (Foto)

Një ditë më parë këngëtarja e njohur Era Istrefi ka festuar ditëlindjen e saj të 23-të.
Urime të shumta ka marrë Era nga familjarët, shoqëria e fansat e saj, transmeton Gazeta Express.

Madje Era kishte filluar festën që nga ora 00:00 me një shishe shampanjë.

E natyrisht motra e saj e madhe Nora është kujdesur që ditëlindjen e saj ta bëjë sa më të veçantë.

Nora i kishte bërë surprizë Erës një tortë shumë të bukur dhe me një mbishkrim special.

“Gëzuar ditëlindjen Era 23. Nuk mund të kisha ëndërruar të kisha një motër më të mirë. Të dua shumë”, kishte shkruar Nora.

Kujtojmë se Nora e Era janë ndër motrat më seksi në estradën muzikore./Gazeta Express/

the authorE B