Emma Watson duket se ka humbur një nga çmimet më të rëndësishëm të “Oscar’s” vetëm sepse ka refuzuar të ishte personazhi kryesor i filmit që rrëmbeu 6 çmime në Akademinë e Filmit.
Në një intervistë për “Entertainment weekly Radio SiriusXM” aktorja britanike ka treguar se sapo i është ofruar skripti i filmit ajo e ka refuzuar menjëherë.
“Isha e detyruar të mësoja si të kalëroja, të kërceja dhe të këndoja njëkohësisht dhe provat për secilën nga këto ishin rreth 3 muaj. Nuk jam aq fleksibile sa Emma Stone gjithashtu kisha vite që prisja të isha pjesë e filmit ‘Beauty and The Beast’ ndërsa për ‘La La Land’ nuk ndjeja ndonjë emocion.” Kështu është shprehur aktorja e cila më pas shton se nuk është penduar që ka humbur një çmim ‘Oscar’.