Këngëtarja e njohur Adelina Ismajli sot është shumë e lumtur.
Kjo për faktin pasi që motra e saj Ema po i jep fund beqarisë duke vendosur të martohet me njeriun që dashuron, transmeton Gazeta Express.
E në gëzimin e motrës së saj, Adelina ka bërë një urim shumë të bukur për Emën.
Adelina në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi të Emës, e cila pritet të bëhet nuse.
“Ajo do të bëhet nusja më e bukur. Shpirti më i mirë. Forca ime. Mbretëresha ime. Emma ime”, kishte shkruar Adelina.
Kujtojmë se diva shqiptare, Adelina disa muaj më parë është bërë nënë për herë të parë.
Adelina dhe Vali u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Uliks./Gazeta Express/