Sa i përket muzikës ajo është një ndër më ë pëlqyerat, shkruan GazetaBlic.
Flasim për këngëtaren Elvana Gjata e cila ka dy vite që karrierën muzikore po e zhvillon në Amerikë.
Muaj më parë ajo u kthye në Shqipëri ku dhe lansoi albumin e saj të ri me titull “3”EP, i cili përmban gjashtë këngë në versionin akustik.
“Më fal”, “Xheloz”, “Ti Shqipëri më jep nder”, “Gjërat kanë ndryshuar”, “Festojmë” dhe “Veç një pikë” janë këto këngët të punuara nga vet Elvana, Pirro Çako dhe Darko Dimitrov.
E sot, ajo ka bërë zyrtare datën se kur do të lansojë projektin e radhës, e që do jetë në bashkëpunim me reperin e njohur Ty Dolla Sign, kënga me titull “Off Guard”.
Do jetë pikërisht data 6 prill kur dhe do të lansohet ky projekt./GazetaBlic