Sport

Elseid Hysaj thyhen rekord te Napoli

during the UEFA Europa League Round of 32 second leg match between Napoli and Villarreal on February 25, 2016 in Naples, Italy.

Një vit më parë, Elseid Hysaj u rendit futbollisti i tretë i Napolit për minutazhin më të madh të luajtur në të gjithë kompeticionet me skuadrën italiane.

Përpara tij ishte vetëm portieri dhe një tjetër nga shokët e skuadrës. Kjo ka sjellë edhe disa herë lodhjen e tij dhe mediat italiane e kanë justifikuar shpesh paraqitjen e tij me këtë fakt.Mirëpo, mbrojtësi i Kombëtares edhe këtë vit shihet si i pazëvendësueshëm.

Qoftë edhe në një ndeshje miqësore. Në barazimin e Napolit 2-2 kundër Bornmëthit, shqiptari ishte autor i pasimit të një prej golave të Napolit. Jo vetëm kaq, por për fat të keq, në barazimin nga skuadra angleze, Hysaj devijoi pa fat një top që më pas u shënua në portën e napolitanëve.Gjithsesi, përveç lojës së mirë të mbrojtësit të Kombëtares, ka rënë në sy fakti që Hysaj ka qenë i vetmi që ka luajtur 90 minuta për Napolin.

Trajneri Sarri i ka zëvendësuar të gjithë futbollistët e tjerë, përfshirë edhe portierin, me përjashtim të mbrojtësit kuqezi.