Arsim & Kulturë

Elizabeth Gowing shkruan libër për filigranin në Kosovë

Diplomatët kosovarë në Londër, mbrëmë ishin nikoqir të promovimit të një libri tjetër të mrekullueshëm të autores dhe humanistes, Elizabeth Gowing, të titulluar “Fija e argjendit” (The Silver Thread).

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci ka thënë se libri i kushtohet artizanatit të njohur të filigranit në Kosovë, sidomos në qytetin e bukur të Prizrenit, përmes një rrëfimi personal të Elizabeth gjatë qëndrimit të saj në Kosovë.

Ambasadori ka treguar se Elizabeth shkruan me shumë dashuri për këtë mjeshtëri të rrallë, duke ia ofruar lexuesve britanikë, por edhe atyre ndërkombëtarë, një thesar të vërtetë për historikun e filigranit, por edhe për stolitë e veçanta të shumë kërkuara në botë.

“Ajo, përmes librit, na bën edhe një shërbim tjetër si popull dhe si vend, duke e promovuar filigranin e Kosovës, për çka i jemi mirënjohës pafundësisht. Libri “The Silver Thread”, që është dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes ose miqve tuaj, sidomos atyre të huaj, mund të porositet drejtpërdrejt nga autorja në këtë adresë: [email protected]”, ka thënë Greiçevci.

Përveç se është tashmë një autore e mirënjohur, Elizabeth është edhe një humaniste e vërtetë, duke ndihmuar komunitetet më në nevojë në Kosovë, përmes organizatës Theideaspartner Ship (TIP). Për humanizmin e saj në Kosovë, Elizabeth është dekoruar nga Presidentja e Kosovës dhe Kryeministrja Britanike. Edhe ju mund të bëheni pjesë e bamirësisë dhe humanizmit në Kosovë duke dhuruar në këtë adresë të TIP: http://theideaspartnership.org/wp/?page_id=73.

the authorE B