Aktorja me prejardhje shqiptare i ka dhënë fund beqarisë muajin e kaluar.
Me anë të një postimi, aktorja Eliza Dushku ka treguar se është martuar me të fejuarin e saj Peter Palandijan.
Aktorja 37-vjeçare është martuar në një ceremoni sekrete në oborrin e bibliotekës publike në Boston.
Palandijan është pronar dhe CEO në një korporatë për patundshmëri, ndërsa ai i ka propozuar martesë bukuroshes në qershor të vitit të kaluar, kur edhe janë fejuar.
Para kësaj lidhjeje, Eliza ka përfunduar lidhjen pesë vjeçare me basketbollistin e NBA, Rick Fox./Gazeta Express