ShowBiz

Elita tregon ‘çejzin’, pak ditë para martesës

Elita dhe Gjiko po martohen këtë të premte.

E duket se bukuroshja ka gjithçka gati, madje edhe ‘çejzin’ e saj, duke mos i lënë anash zakonet shqiptare që një vajzë i bën para martesës.

Elita ka publikuar një fotografi ku shihen në një dhomë gjërat e renduara dhe të mbështjella me shumë kujdes.

Elita dhe Gjiko martohen më 21 shtator, këtë të premte në White Garden Hotel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ndërsa 700 njerëzit e ftuar do t’i argëtojë këngëtari Edi Furra.

Sigurisht se Elita do të jetë nga nuset më të bukura të vitit!/Gazeta Express

the authorE B