Tash edhe zyrtarisht dihet për lidhjen e tyre, e cila paska nisur shumë herr, por na ka shpëtuar, meqë nuk patëm asnjë sinjal për diçka të mundshme mes tyre, shkruan Kosovarja.
Janë çifti më i përfolur aktualisht në mediet rozë, Elita Rudi dhe reperi Asdren Gjikolli.
Që të dy fytyra të njohura për opinionin e kjo është edhe një arsye shtesë e të qenit kaq medial, veçanërisht tani me romancën që po përjeton çifti.
Por, se flirtet e para i patën qysh herët, e madje edhe krijimin e kësaj lidhjeje e cila po përforcohet dita-ditës, nuk e kishim në dijeni.
Ishte moderatorja ajo e cila në një intervistë së fundi, dha shumë detaje rreth saj dhe Gjikos, teksa zbuloi se na kishin mashtruar publikisht të gjithëve.
Intervista e parë të cilën e realizoi me Gjikon, nuk po i drejtohej thjeshtë si një artisti, por nëjherit të dashurit të saj.
Ani pse u aludua që atëherë se reperi i njohur, po flirtonte paksa, por gjithçka mbeti aty, deri sa u kapën bashkë.
Epo, shpresojmë që kjo marrëdhënie ta vulosë dashurinë e tyre edhe për shumë gjatë.