Akil Gjakova është eliminuar në rundin e dytë të Kampionatit Botëror të Xhudos.
Përfaqësuesi i Kosovës kaloi në rundin e dytë pas fitores ndaj spanjollit Javier Ramirez, shkruan portali arbresh.info.
Megjithatë, Gjakova u eliminua në rundin e dytë në duelin ndaj xhudistit nga Azerbajxhani, Rustam Orujov.
Akili Gjakova garoi për medalje në kategorinë 73 kilogramë./arbresh.info/