Vetëm pak javë më parë çifti më i ri i showbiz moderatorja Klea Huta dhe kantautori Elgit Doda pranuan pas shumë aludimesh mediatike se janë në një lidhje.
Që prej atij momenti duket se çifti nuk druhet më të publikojë çaste të lumtura nga lidhja e tyre.
Më e fundit duket se na vjen nga Klea, e cila ka publikuar në rrjete sociale një tufë me lule që i është bërë dhuratë.
Përveç fotos me lule me Instastories, ajo nuk ka bërë të ditur se kush ja ka dhuruar dhe dërguar këtë buqetë.
Megjithatë nëse është Elgiti që ja ka dhuruar duket se ka një anë mjaft romantike që ja tregon vetëm të dashurës së zemrës, moderatores Klea Huta./Gazeta Express/