Policia e Shteti ka angazhuar rreth 1/6 e gjithë kapacitetit që kemi si shtetit, teksa do të jenë 2000 mijë forca policore të gatshme në Elbasan, ndërkohë që gjithsej janë rreth 12 mijë në total. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai ka publikuar disa foto nga përgatitjet e sotme.
Gjatë gjithë ditës së sotme, forca të shumta të policisë, duke përfshirë edhe mjetet e rënda që ka në dispozicion Policia e Shtetit janë zhvendosur rreth stadiumit “Elbasan Arena”.
Alarmi për sulme të mundshme terroriste kanë ngritur në këmbë Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror.