Pesë shtetasit turk banorë të Kosovës, të identifikuar si përkrahës të Gulenit, janë deportuar për në Turqi, të enjten, pak orë pas arrestimit të tyre nga Policia e Kosovës.
Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan Gunakan, drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovës, përkundër se kanë qenë të pajisur me leje qëndrimi në Kosovë, atyre u janë pezulluar ato.
Madje, të enjten Policia e Kosovës i ka arrestuar ata në mëngjes, dhe më pas janë deportuar për në Turqi.
Gazeta Express mëson se tashmë pesë shtetasit turq, autoritetet kosovare, veçse i kanë nisur për në vendlindjen e tyre në Turqi.
Express mëson edhe se Policia është vënë në ndjekje të të tjerë shtetas turq që janë në Kosovë, e që janë të identifikuar si përkrahës të Gulenit dhe drejtojnë institucione shkollore të kundërshtarit të Presidentit të Turqisë, Erdogan.
Nga ana tjetër, Ministra e Brendshme ka njoftuar zyrtarisht se shtetasve truq në fjalë u ka revokuar të leje qëndrimin në Kosovë.
Arsyetimi i MPB-së për pesë shtetasit turq që drejtojnë një rrjet shkollash të njohur në Kosovë, “Mehmet Akfif”, ka qenë gjoja për arsye të sigurisë, por pa dhënë më shumë informacione.
Në leje qëndrimet e këtyre të deportuarve, të siguruara nga Gazeta Express, shihet se dokumentet janë valide dhe koha e skadimit të tyre shënon deri më së largu në vitin 2023, për njërin prej tyre.
Dëbimi i këtyre shtetasve turq po ndodhë vetëm pak muaj pasi autoritetet kosovaredështuan që përmes ekstradimit t’i binden kërkesës së Presidentit turk Erdogan, që t’ia dorëzojë në Turqi mbështetësit e Fetullah Gulenit, që ndodhen në Kosovë. /GazetaExpress/.