Gazeta ‘Zëri’ vazhdon t’ju sjellë ekskluzive nga Zagrebi.
Adnan Januzaj e ka marrë sot rrugën drejt Kroacisë, ku do t’i bashkohet babait të tij, Abedinit, i cili ka ardhur dje në kryeqytetin kroat.
Siç mëson Zëri, futbollisti nga Istogu do ta përcjellë sonte në stadium ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet në stadiumin Maksimir të Zagrebit, e që fillon në orën 20:45.
Me këtë rast, duket se futbollisti i ri i Real Sociedadit po i afrohet Përfaqësueses së Kosovës, së cilës mund t’i bashkohet në të ardhmen e afërt. /Zëri/