Sport

Ekipi i njohur përjashtohet nga Liga e Kampionëve? (Foto)

Legia e Varshavës frikësohet se mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve pas problemeve të shkaktuara nga tifozët në Madrid.

Legia e Varshavës frikësohet se mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve.

Tifozët e klubit polak janë përleshur me policinë spanjolle para dhe pas ndeshjes me Real Madridin.

Andaj, Legia frikësohet se mund ta pësojë me përjashtim nga gara, raportojnë mediat e huaja, përcjell “Lajmi.net”.

Legia ka vazhdimisht problem me tifozët huliganë që përleshen me polici dhe grupe rivale në ndeshje të ndryshme në Evropë.