ShowBiz

Egzona me festë luksoze e dhurata të shumta për ditëlindje

Një ditë më parë kishte festë në familjen Muqiqi.

Kjo për faktin pasi që nusja e shtëpisë, Egzona ka festuar ditëlindjen, transmeton Gazeta Express.

Në këtë ditë të rëndësishme për Egzonën, ajo mori urime e dhurata të shumta nga familjarët dhe miqtë.

Madje në mbrëmje Albatriti ishte kujdesur për një festë të vogël për bashkëshorten ku kishte ftuar edhe shoqërinë e saj.

Egzona dukej tejet bukur. E natyrisht asaj nuk i munguan as dhuratat e shumta.

Atë e kishin mbushur me buqeta lulesh. Por, kjo nuk është e gjitha. Egzona kishte marr dhuratë edhe disa aksesorë shumë të bukur.

Nuk mungoi as torta e ditëlindjes.

the authorE B