Tech

Efekti i BREXIT-it: Bie për 20 për qind prodhimi i veturave në Britani

Shifrat e fundit, të publikuara për muajin nëntor nga prodhuesit britanikë të veturave, tregojnë se është shënuar një rënie prej 19.6 për qind në prodhimin e veturave të reja.Me fjalë të tjera, gjatë muajit nëntor u prodhuan rreth 130 mijë vetura.

Shoqata e prodhuesve dhe tregtarëve të veturave ka deklaruar se rënia e kërkesës në Britani të Madhe dhe Evropë për veturat e tyre ka ardhur si pasojë e rregullave të reja që janë paralajmëruar për zhvillimin e tregtisë me Bashkimin Evropian. Rënia më e madhe është vërejtur në veturat e eksportuara jashtë vendit, ndërsa shitjet në vend kanë rënë për vetëm 1.9 për qind.

Industria e veturave përbën 12.8 për qind të prodhimeve të eksportuara të Britanisë së Madhe dhe do të goditej rëndë në rast të dështimit të marrëveshjes m Bashkimin Evropian. Ky sektor është duke i ndier pasojat edhe tash sepse klientët po ngurrojë të blejnë për shkak të pasigurisë politike dhe ekonomike.

Një tjetër faktor në rënien e prodhimit është edhe ashpërsimi i rregullave për veturat me naftë. Krahasuar me vitin e kaluar, në Britani të Madhe sivjet janë prodhuar 8.2 për qind më pak vetura, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express

the authorBurbuqe Metolli