ShowBiz

Edona prezanton anëtarët e familjes: Aty ku jeta fillon dhe dashuria kurrë nuk mbaron (Foto)

Edona Llalloshi në javën e kaluar festoi ditëlindjen e 38-të me ç’rast mori shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët e fansat, por natyrisht se urimet më të bukura i mori nga anëtarët e familjes.

Ndërsa tani, këngëtarja ka vendosur që të prezantojë pjesëtarët e familjes së saj, prindërit, motrat dhe vëllanë.

Me anë të një fotografie të publikuar në Instagram, Edona ka lënë të kuptohet se ajo e ruan fuqishëm lidhjen me familjen e saj.

“Familja ime, ju dua”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërsa në përshkrimin pranë imazhit të postuar, këngëtarja ka shkruar: “Babi-Mami-Fjolla-Edona-Aida-Miloti-Genta. Familja… aty ku jeta fillon dhe dashuria kurrë s’mbaron”. /Telegrafi/

?Babi-Mami-Fjolla-Edona-Aida-Miloti-Genta❤️ Familja….aty ku jeta fillon dhe dashuria kurr s'mbaron?

A post shared by Edona Llalloshi (@edonallalloshi) on

the authorE B