ShowBiz

Edona Llalloshi femër me fat, kjo është arsyeja (Foto)

Të gjithë jeni rritur me muzikën e saj të mrekullueshme.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Edona Llalloshi e cila edhe sot është njëra ndër këngëtaret më të suksesshme.

Edona Llalloshi mund të quhet edhe femër me fat, shkruan “Kosovarja” .

E para, që u lindë në familje të lumtur dhe në të cilën ka gjetur përkrahje të gjithmonshme.

E dyta, që jetoi në Prishtinë, aty ku dhe më së shumti ka gjetur hapësirë për ta shprehur talentin dhe për të arritur suksese. E treta, që e zgjodhi muzikën paksa të veçantë, me të cilën u afirmua dhe u bë e dashur gjithandej. Shumë këngë të saj, të cilat janë kënduar edhe më herët, edhe sot dëgjohen me ëndje dhe kanë mbetur hite. Këngët e saj mbesin të paharruara.

Edona, përkundër angazhimeve si nënë e dy fëmijëve, ajo nuk mungon në shumë koncerte edhe në Diasporë, por edhe në dasma e ahengje familjare, tek e ftojnë edhe me muaj përpara. Me këtë rast, për fansat e shumtë të saj, të cilët kanë dëshirë ta shohin Edonën edhe kur ishte më e re, “Kosovarja” nxori nga arkivi i saj këto dy foto.

Sharmante, e ëmbël edhe atëherë.

E lumtur dhe me fat edhe sot, tek jeton në bashkëshortësi familjare.

the authorE B