Aktuale

Edita Tahiri mohon se u sulmua sa ishte në Mitrovicën e Veriut

Ish- Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri mohon të jetë sulmuar sa ishte në Mitrovicën e Veriut. Ajo thotë se pas përfundimit të panelit me shqiptarë dhe serbë është kthyer nga veriu pas orës 14:00.

“ Jam kthyer nga Mitrovica në ora 14: 00 pas përfundimit të panelit ku kam qenë folëse, debati ka vazhduar me panelistë tjerë shqi[ptarë e serbë”, është shprehur ish- ministrja për Express.

Por mediat kanë raportuar se ndonëse sulmi nuk ishte drejtuar direkt në ish-ministren, ajo ka qenë në atë lokal.

Burime nga policia që gjendeshin në vendin e ngjarjes kanë treguar se ajo është parë duke u larguar menjëherë pas sulmit.

Sipas gazetësmetro, sulmi ka ndodhur dje në orët e mbrëmjes dhe është kryer nga grupi i Milan Radoicicit, i cili është i dyshuar edhe për djegie të veturave në veri dhe për sulmin ndaj Policisë së Kosovës muaj më parë.

Këto burime thonë se lokali ku po qëndronte ish-ministrja është sulmuar me ç’rast është lënduar një person, pasi nga goditjet është thyer edhe xhami i një dritareje./Expresss

the authorE B