Aktuale

Edi Rama e harron debatin me Albin Kurtin, ua tregon një pamje të bukur miqve të Facebook-ut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka harruar një përplasje që nisën dje virtualisht me ish-liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Debati që filloi për shkak të çështjes së Demarkacionit, lëkundi pak raportet në mes të Ramës dhe Kurtit.

Ky i fundit ia kërkoi kryeministrit shqiptar që të mos merret me çështjen e Demarkacionit por t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës e Shqipërisë vitin e kaluar.

E menjëhershme ishte edhe replika e Ramës, i cili ia kujtoi zyrtarit të VV-së se opinionet nuk janë fakte dhe se ai nuk fal det e jo më tokë.

Por sot, Rama ka vendosur që ta harrojë debatin që pati dje me Kurtin, duke ua shpërndarë miqve të Facebook-ut, një pamje të bukur.

the authorE B