Sport

Edhe Warriors kalojnë tutje

Golden State Warriors kualifikohen në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit.
Pas kampionëve të Cleveland Cavaliers, finalisti i edicionit të shkuar, Golden State Warriors bëhet skuadra e dytë që kalon tutje në playoff.

Me fitoren 128:103 në Moda Center të Portlandit, Warriors vulosën kalimin në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 4:0.Stephen Curry me 37, 8 asistime dhe 7 kërcime, ishte më i miri në parket, kurse te Blazzers, Damian Lillard kontribuoi me 33 pikë por të pamjaftueshme për vendasit që të shënojnë së paku një fitore në playoffin e sivjetmë, transmeton KosovaPress.

Kalon për herë të parë në epërsi në këtë seri Toronto Raptors (3:2), që fitoi 118:93 ndaj Milwaukee Bucks në Air Canada Center. Norman Powell me 25 pikë ishte më efikasi për Raptors, ndërsa Giannis Antetokounmpo i Bucks shënoi 30 pikë, por pa mundur të shmangë humbjen e skuadrës së tij. Dueli i radhës do të zhvillohet në parketin e Milwaukee Bukcs.

Në ndeshjen e tretë të mbrëmjes, Atlanta Hawks triumfoi 111:101 në përballje me Washington Wizards, duke barazuar 2:2 serinë e ndeshjeve të Playoffit. /KosovaPress/