Luis Suarez është lojtari i ardhshëm që pritet të përfitojë një kontratë të re te Barcelona.
Klubi katalanas ka nisur punën për të rinovuar kontratën me yllin e skuadrës Luis Suarez.
Sulmuesi uruguaian ka një kontratë deri më 2019, por Barça dëshiron që ta sigurojë lojtarin për të paktën deri më 2021, transmeton KosovaPress.
Vetë Suarez ka folur rreth zgjatjes së bashkëpunimit me ‘Blaugranat’ dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar për një kohë të gjatë në Camp Nou.
“Unë jam i koncentruar ta ndihmoj ekipin duke realizuar gola”.
“Shumë shpejt do të vijë edhe kontrata e re, pasi që unë dua të luaj për këtë ekip dhe të fitojmë trofe së bashku”.
Suarez është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, ku u transferua nga Liverpooli.