Demonstruesit janë duke provuar që të thyejnë barrierat e policisë në qytetin gjerman, Hamburg, vetëm pak orë para se liderët botërorë të mblidhen për këtë vit në Samitin e G20.
Policia ka ndërhyrë kur grupet protestuese tentuan të hyjnë në zonën e kuqe, pjesë e mbyllur për organizimin e samitit, ashtu sikurse grupe të tjera qëndruan qetë në një vend përgjatë qytetit, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Anëtarë e “Zona ngjyrë e kuqe” thanë se po protestonin për t’ua vështirësuar pjesëmarrësve të G20 të udhëtonin për në zonën e kufizuar.
“Ne jetojmë në demokraci dhe zona e kuqe nuk është demokraci”, ka thënë Karl S, një student nga Dusseldorf që ka mohuar të jap emrin e plotë.
“Jam i sigurt se nuk mund t’i ndalim të gjithë liderët ta mbajnë takimin, por nëse vetëm arrijmë t’i ndalim që të mos marrin ushqime, kemi bërë diçka”, ka vazhduar ai.