Interi vazhdon të kërkojë trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.
Pas shkarkimit të Stefano Piolit, drejtuesit e Interit janë vënë në kërkim të një trajneri të ri.
Synimi i tyre është që të marrin njërin në mes të Antonio Contes së Chelseat dhe Diego Simeones të Atletico Madrid, por nëse dështon marrëveshja me ndonjërin prej këtyre trajnerëve, Mauricio Pochettino i Tottenham mund të jetë alternativë për stolin e zikaltërve.
Sipas medieve në Itali edhe Luciano Spalletti është një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e skuadrës, pasi që ky i fundit pritet të largohet nga Roma në përfundim të sezonit.