Aktuale

Edhe një veturë e vjedhur gjendet përmes Facebook-ut (FOTO)

Pak ditë pasi u gjet një kamion i vjedhur përmes grupit të Facebook-ut “Marakli t’kerreve”, një histori e ngjashme është përsëritur këtë javë.

Arbulon Morina kishte postuar në këtë grup më 10 shtator duke kërkuar nga “Maraklitë” që t’i ndihmojnë në gjetjen e një Smarti të vjedhur, ndërsa vetëm katër ditë më pas ai ka falënderuar grupin duke treguar se falë tyre e ka gjetur veturën.

Veturës në fotografitë e reja pas gjetjes vërehet se i janë ndërruar tabelat. Sipas personit, të cilit i ishte vjedhur vetura, policia nuk ka arritur ta kapë mashtruesin.

the authorE B