Trajnerët italian nuk duan të marrin postin e përzgjedhësit të Kombëtares
Pas Massimiliano Allegrit, Luciano Spallettit dhe Fabio Capellos, postin e trajnerit të Kombëtares së Italisë nuk e dëshiron as Roberto Donadoni.
‘Tavecchio më kontaktoi, por unë e kisha një detyrë, drejtimin e Bolognas, kështu që vendosa të qëndroj te kjo skuadër, edhe pse më erdhi mirë që emri im u përmend. Të drejtosh kombëtaren është një detyrë prestigjioze që mbart një përgjegjësi të madhe. Problemi këtu qëndron në faktin se mjafton një rezultat negativ që në ambiente të flitet për largim nga posti’, tha Donadoni.
Një tjetër emër që u përmend së fundmi si kandidaturë e mundshme për të zëvendësuar Venturën, ishte edhe ai i Roberto Mancini. Ky i fundit ndryshe nga Donadoni deklaroi e ëndërron stolin e Italisë, ashtu sikurse dhe çdo trajner tjetër. /Express/