Sport

Edhe një legjendë tjetër e futbollit e konfirmon se do të pensionohet së shpejti

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka treguar se do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij sezoni.

Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën, i cili iu bashkua ekipit nga Katati, Al Sadd në vitin 2015, po ashtu zbuloi se ka për qëllim ta ndjekë karrierën e trajnerit mosnjëherë pas pensionimit, transmeton Express.

Xavi, 37-vjeçar, ka gëzuar karrierë të jashtëzakonshme duke shpërthyer si adoleshent për Barcelonën, me të cilin në vazhdim i fitoi tetë tituj në La Liga dhe katër herë Ligën e Kampionëve.

Po ashtu, me Spanjën ai e fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2008 dhe Kupën e Botës në vitin 2010.

“Kam pasur fat për të mos u lënduar dhe mendoj se tani karriera ime ka ardhur drejt fundit. Kam pësuar rënie, tani e shoh veten më të lodhur, është vështirë ta marrësh veten, prandaj ky sigurisht do të jetë viti im i fundit si futbollist”, ka thënë Xavi. /Express/