Sport

Edhe një klub i madh italian i futet garës për Zhegrovën

Lazio i është bashkuar Milanit në garën për të siguruar shërbimet e anësorit të përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

Gazeta e njohur italiane “Corriere dello Sport” shkruan se marrëdhëniet e mira që ka Lazio me Genkun shkaku i transferimit të Segej Milinkoviq-Saviq, mund të ndikojë në transferimin e 19-vjeçarit nga Kosova. Javën e kaluar është raportuar se drejtuesit e Milanit e kanë përcjellë nga afër Zhegrovën që nuk është paraqitur shpesh për klubin belg.