Manchester Unitedit është i gatshëm ta luftojë Real Madridin për të nënshkruar me superyllin e Chelseat, Eden Hazard.
The Sun raporton se United është futur në garë për Hazardin dhe se e do atë në “Old Trafford” nga sezoni i ardhshëm, transmeton Express.
Hazard dhe trajneri aktual i United, Jose Mourinho, njihen shumë mirë nga koha e tyre në Chelsea, kur edhe e fituan titullin e Premier Ligës në sezonin 2014-15.
The Sun raporton se United mund të bëjë ofertë deri në 100 milionë euro për belgun. /Express/