Sindikata e re e KEK-ut sot organizoi një protestë kundër krizës së paralajmëruar energjetike në vend. Pjesë e protestës ishin edhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj, Sami Kurteshi, Xhelal Sveqla e Yll Hoxha.
“Sot ne përkrahëm protestën e tyre të drejtë. Ka kohë që kemi marrë parasysh shqetësimet e tyre dhe kemi reaguar me kohë edhe në Parlament. Por, “Pronto” e ka marrë peng shtetin e ne do të bëjmë gjithçka për ta çliruar këtë regjim.
Në Qeverinë e Lëvizjes Vetevendosje edhe KEK si korporatë publike prodhuese edhe punëtorët do të jenë jo vetëm të mbrojtur por edhe të vlerësuar” ka thënë Donika Kadaj./Indeksonline/